Ligne stop tabac rendez-vous

Këshillim përmes telefonit

Linja stop-duhanit ofron informacione dhe biseda të hollësishme konsultative. Këshillimi orientohet sipas nevojave tuaja individuale.

Për të caktuar një termin ju lutem kontaktoni këtë numër. 0848 183 183
Formulari i regjistrimit

Ju lutem plotësoni formularin e poshtëshënuar për të marrë një përgjigje.

  • Na kontaktoni nga e hëna deri të premtën

Ç’ofron linja stop-duhanit?

Në ç’kohë ju teket rëndom për cigare gjatë ditës? Gjatë bisedave me këshilltarin/-en, ju do të analizoni me kujdes shprehitë tuaja duhanpirëse dhe së bashku do të vendosni një datë për ndërprerjen e duhanit.

Si mund t’i shmangeni një situate delikate në të cilën ekziston rreziku i nevojës për të dhezur cigaren? Sqarojeni me këshilltarin/-en se ku duhet t’i ndryshoni shprehitë tuaja me qëllim që pas ndërprerjes të mund të jetoni pa duhan.

Cilat janë metodat që ju më së miri mund t’i zbatoni në përditshmërinë tuaj personale? Informohuni lidhur me metodat e ndryshme të ndërprerjes së duhanit.

Mos keni varësi të fuqishme nga nikotina? Një trajtim i mbështetur në medikamente do t’jua lehtësojë shkëputjen nga varësia prej nikotinës.

A mos keni përjetuar tashmë pas ndërprerjës së duhanpirjes një ose më shumë rikthime/dështime? Informohuni se si mund t’i shfrytëzoni përvojat e gjertanishme për një ndërprerje të suksesshme të duhanpirjes.

A mos keni frikë se pas ndërprerjes mund të fitoni shumë në peshë? Kjo s’ka nevojë të ndodhë. Këshilltarët dhe këshilltaret e linjës stop-duhanit ofrojnë këshilla kompetente lidhur me ushqimin e shëndetshëm.

Nëse keni ndjenjën se pak pas ndërprerjes, ndjeheni si i/e pasigurt ose i frikoheni rikthimit në gjendjen e mëparshme? Atëher tek linja stop-duhanit do të gjeni përkrahjen e duhur.

Ju mund të kërkoni edhe më shumë këshillime. Në oraret e caktuara sipas marrëveshjes do të thirreni nga linja stop-duhanit. Këto thirrje telefonike janë falas.

Linja stop-duhanit drejtohet nga Krebsliga Zvicerane, ndërsa financohet nga Fondi për parandalimin e duhanit.

FLETË PËR KONTROLLIMIN E SJELLJËS SUAJ

Mbani një ditar të saktë të konsumit tuaj të cigareve

FLETË PËR KONTROLLIMIN E SJELLJËS SUAJ